Skuadra e Inzaghi i afrohet zonës Champions

Lazio fitoi derbin me Romën dhe hodhi kandidaturën sërish për një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm. Lazio, që ishte pritëse në këtë takim, fitoi bindshëm 3-0.

Pjesa e parë shfaqi dy gabime të pafalshme të Ibanez, padiskutim më i dobëti për Romën. Fillimisht shënoi Immobile dhe më pas Luis Alberto edhe pse goli duket i dyshimtë për pozicion jashë loje të Kaisedo.

Në pjesën e dytë, Luis Alberto goditi nga jashtë zone, pas aksionit të nisur sërish nga Lazzari duke realizuar golin e tretë.

“Nuk mund të gabojmë kështu. Me dy gola në dizavantzh, është e vështirë pasi Lazio është një skuadër që mbyllet mirë në mbrojtje. Skuadra jonë e pati të vështirë të derpërtonte në vijën e fundit të mbrojtjhes dhe t’i afrohej portës”.

“Ishte një fitore e rëndësishme. Kemi bërë 96 minuta me një përqëndrimi mjaft të madh. Kjo është fitorja e kthesës”.

Një fitore e rëndësishme për të kaltrit jo vetëm se ishte derbi por edhe për renditjen, ndërsa Romës i rrezikohet vendi i tretë.

Tv Klan