Skuadra e Inzaghi afrohet me zonën Champions

Lazio fitoi derbin me Romën dhe hodhi kandidaturën sërish për një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm. Lazio, që ishte pritëse në këtë takim, fitoi bindshëm 3-0.

Pjesa e parë shfaqi dy gabime të pafalshme të Ibanez, padiskutim më i dobëti për Romën. Fillimisht shënoi Immobile dhe më pas Marusic edhe pse goli duket i dyshimtë për pozicion jashtë loje të Kaisedo. Në pjesën e dytë, Luis Alberto goditi nga jashtë zone, pas aksionit të nisur sërish nga Lazzari.

Tv Klan