Golat e Milinkovic-Saviç dhe Correa në fundin e pjesës së dytë i dhanë Lazios Kupën e Italisë në finalen me Atalanta.

Ekipi i Thomas Strakoshës triumfoi me rezultatin 2 – 0 në një finale të luftuar gjatë të gjithë kohës, e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Olimpico”.

Strakosha nuk lejoi gol duke ndalur goditjet e bergamaskëve, me të cilët ishte në fushë dhe Berat Gjimshiti. Etrit Berisha nuk ishte as në stol. Lazio u kthye te ky trofe pas 6 vitesh dhe disa finalesh të humbura. Kësaj here Thomas Strakosha e fitoi duke qenë në fushë në krahasim me vitin 2013 ku nuk u aktivizua për asnjë minutë, por qëndroi në stol.

Kjo është hera e shtatë për Lazio që fiton Kupën e Italisë, duke siguruar edhe një vend në grupet e Europa League.

Tv Klan