Lazio po ecën me hap Championsi. Skuadra e Inzaghit fitoi me rezultatin 3 – 0 takimin e prapambetur me Udinese.

Një triumf ky që e mban në vendin e tretë në klasifikim në kuotën 46 pikëve. Autogoli i Samir dhe golat Nani e Felipe Anderson përcaktuan fitoren. Në këtë takim Strakosha bëri një paraqitje të shkëlqyer.

Ndërhyrjet e tij në goditjet e Barak e De Paul ishin vendimtar me mediat italiane që e vlerësuan me notën notën 7 portierin shqiptar.

Nuk shkoi njësoj për Roma që barazoi 1 – 1 në fushën e Sampdorias. Goli i Dzekos në fund të takimit e shpëtoi nga disfata ekipin kryeqytetas. Edhe ky ishte një takim i prapambetur i javës së 12. Në takimin e ardhshëm Lazio do të luajë në fushën e Milan, ndërsa Roma do të presë Sampdoria në sfidën e fazës së dytë.

Tv Klan