Do të shpërndajë 10 milionë Euro për futbollistët dhe stafin

Lazio kërkon me ngulm titullin kampion që nuk e arrin prej vitit 2000.

Presidenti Claudio Lotito për të nxitur futbollistët ka premtuar 10 milionë Euro shpërblim nëse do të ketë një sukses në fund sipas asaj që shkruajnë mediat italiane.

Çdo pjesëtari të ekipit do t’i shkojë rreth 400 mijë Euro. Lazio renditt i dyti për momentin vetëm 1 pikë larg Juventus kryesues.

Kjo situatë i bën optimistë te skuadra ku aktivizohet dhe Thomas Strakosha.

Synimi tjetër duket më i arritshëm, një vend në Champions League, pasi distanca me vendin e pestë, rivalin e përjetshëm Roma, është 17 pikë.

Titulli do të ishte një arritje e madhe edhe për trajnerin Simone Inzaghi i cili 20 vite më parë ishte lojtar te Lazio.

Tv Klan