Garë në javën e fundit të Serie A për vendet e mbetura

Lazio e siguroi një vend në Europa League pas barazimit 2 – 2 me Juventus të hënën në mbrëmje. Skuadra e Thomas Strakoshës dhe Elseid Hysajt do të jetë në kupat e Europës.

Ndërkohë mbetet ende i hapur ekipi i dytë për në Europa League ku në garë janë Roma, Fiorentina dhe Atalanta. Java e fundit do të vendosë këtë verdikt po ashtu edhe ekipin që do të shkojë në Conference League që përkon me vendin e shtatë në klasifikimin e Serie A.

Por nëse Roma renditet e teta në kampionat dhe triumfon në finalen e 25 majit me Feyenoord në Tiranë siguron pjesëmarrjen në grupet e Europa League dhe Italia përfaqësohet me 8 skuadra në kupat e Europës.

Vendet e Champions League janë përcaktuar më herët ku janë kualifikuar Milan, Inter, Napoli dhe Juventus.

Tv Klan