AAK merr disa Ministri dhe zv/Kryeministrin e qeverisë së re

Është arritur marrëveshja ndërmjet LDK-së dhe partnerit të parë të koalicionit AAK për qeverinë e re.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka konfirmuar se kjo parti do të ketë katër ministri dhe postin e zv/kryeministrit të parë, të cilin do ta ketë Besnik Tahiri.

“Kosovën e presin shumë sfida pas pandemisë, ne kemi besim që do t’i kalojmë këto sfida. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen me LDK-në”.

Meliza Haradinaj do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Blerim Kuçi me atë të Zhvillimit Ekonomik, Selim Selimi të drejtësisë ndërsa Ramë Likaj do të jetë Ministër i Arsimit. I nominuari i LDK-së për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje më AAK-në, presin që të arrihen edhe marrëveshjet me partitë e tjera politike. Ai njoftoi se marrëveshje kanë arritur edhe me Listën Serbe.

“Sa më parë që i përmbyllim do të procedojmë nuk do ta humbim asnjë moment. Sot po presim t’i përfundojmë marrëveshjet me partnerët e tjerë”

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi sërish i ka shkruar letër kreut të LDK-së të cilit i ka kërkuar emrin e mandatarit. LDK synon të qeverisë me vendin pas shkarkimit të qeverisë Kurti bashkë me AAK-në, Nismën AKR-në dhe minoritetet.

Tv Klan