LDK dhe PDK fshijnë “vijat e kuqe”


LDK dhe PDK fshijnë “vijat e kuqe”

22:00 29/09/2020

Në Kuvend mungojnë votat për rimëkëmbjen ekonomike

Ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës ka hequr vijat e kuqe për Partinë Demokratike të cilat i kishte gjatë fushatës zgjedhore.

Për kreun e kësaj partie, Isa Mustafa, vijat e kuqe hiqen për të gjithë pas situatës së fundit të krijuar me publikimin e akt-akuzave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Kjo u pa si sinjal për zgjerimin e koalicionit  qeverisës edhe me këtë parti.
Për heqjen e këtyre vijave, kreu i PDK-së Kadri Veseli është përgjigjur shkurt se fillimisht nuk duhet të vendosen ato. Ndërsa qeverinë Hoti e ka quajtur qeveri të papërgjegjshme.

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike pesë herë radhazi nuk ka arritur të marrë votat nevojshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, Kryeministri Hoti një ditë më parë ka thënë se qeveria është stabile dhe nuk ka nevojë për ndonjë ndryshim aktualisht.

Ndërsa mungesën e votave në Kuvend e ka arsyetuar me faktin se jemi në kohë pandemie.

Tv Klan





Të ngjashme