Vetëvendosje refuzoi kërkesat e Mustafës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend 46 nënshkrime me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. LDK në njoftimin zyrtar thotë se priti deri në përfundim të orarit reflektimin e Kurtit pas afatit shtesë që i dha kryetari i partisë Isa Mustafa atij për të tërhequr vendimin për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, si dhe heqjen e tarifës 100% ndaj produkteve serbe.

Derisa menjëherë ka reaguar kryetarja e parlamentit që vjen nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, e cila është kundër prishjes së koalicionit. Ajo ka shkruar shkurt në Twitter: Luftojeni koronavirusin mos luftoni njëri-tjetrin.  

Isa Mustafa më herët në një status në Facebook ka publikuar letrën që i kishte dërguar Kurtit më 16 Mars, ku i kishte kërkuar heqjen e taksës për të mos prishur raportet me SHBA-në derisa ka shkruar se si kundërpërgjigje pas disa ditësh i kishte ardhur shkarkimi i ministrit të partisë së tij.

Megjithatë Kurti duket se nuk do të zmbrapset. Ministri i Financave që vjen nga radhët e LVV-së, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri nuk i nënshtrohet asnjë fati kohor të askujt.

Ndërkohë presidenti duket të jetë zmbrapsur nga kërkesa për gjendje të jashtëzakonshme. Ai sot ka thurur lëvdata për IKSHP-në, policinë dhe FSK-në duke thënë se po menaxhohet mirë situate për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Tv Klan