Analistët: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja
Skandali me rezervat shtetërore që ka çuar në pranga zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës është sipas opozitës së Prishtinës një tjetër tregues se qeveria e Albin Kurtit ka dështuar në luftën ndaj korrupsionit.
“Prej tash e tri vite sa po i bën kjo Qeveri, kemi pasur shumë arrestime sa i përket njerëzve të afërm të kryeministrit Kurti. Ju e dini se nëpër fushata gjithmonë ka qenë ajo deklarata e tij se ‘Burgu i Dubravës do të rritet për disa kate’ dhe tash po shohim që po shkojnë vetëm njerëz të afërm të kryeministrit Kurti.”
Opozita përsërit kërkesën për zgjedhje të parakohshme që për analistët nuk janë të pamundura.
“Nëse dëshmohet se ka pasur keqpërdorime, abuzim me paranë e shtetit aq më tepër me rezervat shtetërore që është një temë edhe më e ndjeshme sesa kaq dhe kjo lidhje shkon deri te kryeministri sigurisht që duhet të vije deri tek dorëheqja ose tek një mocion mosbesimi ose ngjashëm që të shkohet në zgjedhje dhe të merret konfirmimi i votës qytetare
“Ky vend ka nevojë besoj për fillim për një qeveri të përbashkët të të gjitha partive politike të unitetit, me një kryeministër konsensual dhe të caktohet data e zgjedhjeve.”
Pak ditë më parë u vunë në pranga 2 zyrtarë të ministrisë së Tregtisë dhe një biznesmen të akuzuar për abuzim me rezervat shtetërore.
Tv Klan