Takimi në ditën kur Kurti do takohet me Thaçin

Pas kalimit të festave të fundvitit, në Kosovë kanë nisur lëvizjet për krijimin e qeverisë së re.

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi sot se ditën e hënë do të mbledhë strukturat e saj ku temë e diskutimit do të jenë negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.

Fillimisht, LDK do të mbledhë kryesinë e partisë dhe më pas grupin parlamentar.

Takimet do të mbahen në të njëjtën ditë kur kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti do të shkojë në takimin e thirrur nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Kurti refuzoi dy ftesat e para të Presidentit duke propozuar 6 Janarin si datë të përshtatshme për të marrë mandatin e formimit të qeverisë.

Ngërçi në arritjen e marrëveshjes mes LDK dhe Vetëvendosje mbetet posti i Presidentit.  

Tv Klan