Jonida Maliqi, artistja shumë dimensionale që është anëtare e jurisë në “Kënga Magjike”, dorëzon për herë të parë çmimin e artistit më të mirë ndërkombëtar. Nderi për të patur kupën e “Big International” i përket kuartetit të vajzave nga Italia, Le Deva.

“Faleminderit shumë, falemiderit për këtë eksperiencë të mrekullueshme këtu në Tiranë. Duam të falenderojmë të gjithë ata që besuan tek ne në Itali”, thanë vajzat mes emocioneve. /tvklan.al