Emisioni investigativ italian “Le Iene” sjell sërish në vëmendje vrasjen e Tetorit 2015 në Milano, kur italiani Francesco Sicignano vrau 22-vjeçarin shqiptar Gjergj Gjoni, i cili sipas ekspertizës italiane i kishte hyrë në banesë për të vjedhur. Këtë herë, “Le Iene” tentoi të ndërmjetësojë faljen e gjakut mes 65-vjeçarit italian dhe familjes Gjoni nga Fushë Arrëzi.

Një pajtues gjaqesh nga ky qytet udhëtoi për në Milano dhe u bind se hetuesit italianë kishin të drejtë, se vrasja ishte kryer për vetëmbrojtje, çka sipas Kanunit nuk i fut në hasmëri dy familjet. Por Mark Gjoni, babai i viktimës nuk pranon t’a besojë dhe këmbëngul se vrasja është kryer për borxhet që italiani i kishte të birit. Përgjigjja që ai i jep pajtuesit shqiptarë të gjaqeve është:

“Jo”.

Marku nuk ka parë as fotot e trupit të të birit të vrarë, mbi të cilat ekspertiza italiane është bazuar për të nxjerrë përfundimin. Megjithatë ai i ofron italianit një zgjidhje sipas Kanunit për të falur gjakun.

“Meqenëse Françesko nuk pranon me ardhur, me u takuar me mua, e supozojmë se unë do i kërkoj një shumë parash dhe ai thotë “Jo”, automatikisht ai më ka borxh dy gjaqe”.

Italiani nuk e pranon këtë ujdi.

Nuk kam ndërmend të lëviz nga shtëpia. Nuk paguaj asnjë qindarkë. Ky është një shantazh i pastër, në të cilin nuk dua të përzihem aspak, sepse unë jetoj në një vend të lirë”.

Dhe gjakmarrja do të vazhdojë.

“Derisa ai s’pranon është ndarë muhabeti”,

thotë Gjoni

.

Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare e mohojnë shkallën shqetësuese të fenomenit.

“Janë raste sporadike, nuk është fenomen shqiptar. Neni 78 A i Kodit Penal duhet të hiqet”,

thotë një zyrtar i Ministrisë

.

Emisioni investigativ “Le Iene” ngre edhe shqetësimin e familjeve të ngujuara, ndërsa e konsideron të papranueshme për shoqërinë moderne një fenomen si gjakmarrja.

Tv Klan