Pavarësisht problemeve të këtij sezoni, Rafael Leao nuk dëshiron të largohet nga Milani.

E ardhmja e sulmuesit portugez duket te kuqezinjtë, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Leao ka hasur vështirësi të mëdha, për shkak se është lënë shpesh në stol nga trajnerët, diçka që ka ndikuar edhe në moralin e lojtarit.

Megjithatë sipas “La Gazzetta dello Sport”, luzitani duket i vendosur për të qëndruar në “San Siro”.

Ai e sheh të ardhmen te Milani dhe dëshiron të ndihmojë ekipin, në ringritjen që synohet nga sezoni i ardhshëm.

Leao ka një klauzolë largimi prej 175 milionë Eurosh, por duket i vendosur të mos ndryshojë ambient, pavarësisht ofertave në drejtim të tij.

/tvklan.al