Ndeshja si një dedikim për Kobe Bryant

Spektakli në NBA kulmoi me ndeshjen e “All Star Game”. Skuadra e LeBron James fitoi duelin e madh të yjeve të NBA-së zhvilluar në Chicago, duke mundur 157-155, skuadrën e Giannis Antetokounmpo.

Një ndeshje e veçantë, të cilën NBA ia dedikoi yllit të saj, Kobe Bryant, i ndarë nga jeta 3 javë më parë pas një aksidenti ajror. Kawhi Leonard, që luajti me skuadrën fituese, u shpall MVP i kësaj ndeshje, duke realizuar 30 pikë. Në mes të ndeshjes skuadrave, iu shtuan nga 24 pikë për nder të Bryant, numër të cilën e mbante në fanellë.

Një sfidë, që ashtu si gjithnjë ishte një spektakël në fushë, me basketbollistët më të mirë në botë që shkëlqyen në parket. NBA është kthyer prej kohësh në një mundësi argëtimi për shikuesit, me basketbollistët që zhysin topin në kosh sa herë t’u jepet mundësia, por formati i ri i aplikuar nga organizatorët, ku perioda e katërt dhe e fundit nuk kishte kronometër, e tejkaloi masën e argëtimit duke u kthyer thuajse në një festë.

Kjo e bëri të hapur ndeshjen, por skuadra e LeBron arriti të shkëlqejë në fundin e takimit, duke e merituar fitoren. Kapitenët, përkatësisht Giannis dhe James shënuan 25 dhe 23 pikë.

Tv Klan