Lojtari i famshëm i skuadrës amerikane të basketbollit, Lakers, LeBron James, shprehet se fitoret nuk përcaktojnë suksesin e tij.

Lajm ky i dhënë nga vetë 35-vjeçari pas rrëmbimit të titullit për të katërtën herë radhazi në NBA.

Skuadra nga Los Anxhelosi mundi 3-1 Miami Heat.

Gjatë intervistës ai tha: “Historia do të tregohet ashtu siç duhet të tregohet dhe do të shkruhet ashtu siç është e thënë për t’u shkruar. Unë nuk jetoj për famë apo emër. Çfarë bëj jashtë fushe tregon më shumë për mua se çfarë bëj brenda saj”.

Afro-amerikani njihet për ndihmën e madhe dhe kontributet që ka dhënë në vendet e botës së tretë, si dhe që ka ngritur zërin për shumë çështje delikate në lidhje me komunitetet në SHBA. Rasti më i fundit qe vrasja e afro-amerikanes Breonna Taylor.

Këtë javë u shfaqën pamjet e tij dhe të fëmijëve të shkollës që ai themeloi dy vjet më parë.

“Loja e basketbollit do ndalojë një moment, por çfarë kam bërë, thënë dhe sa njerëz kam inspiruar apo sa gjenerata në vazhdim kam ndihmuar, do të mbeten gjëja që aspiroj në jetë dhe çfarë ka më shumë rëndësi. Nëse më vlerësoni mënyrën e të luajturit ju falenderoj, por këto nuk përcaktojnë njeriun që përfaqësoj unë”.  /tvklan.al