Programi “E Diela Shqiptare” në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me reperin Ledri Vula. Ai tregoi mjaft të pathëna lidhur me jetën e tij private, por edhe atë profesionale.

Sa i përket lidhjes së tij me Sarën, reperi u shpreh se takimi me të ishte një rastësi gjatë një koncerti në Gjermani. Sot ata janë një nga çiftet më të dashura të showbizit dhe shumë shpejt do të bëhen prindër.

Ledri u shpreh se gjëja e parë që i erdhi në mendje kur zbuloi që ishte vajzë ishte nëse do ta ngacmonte dikush dhe a do ishte në gjendje që ta mbronte atë.

Kjo e bëri atë që të reflektojë se si është sjellë në të kaluarën dhe shprehet se nëse ka lënduar dikë, e ka bërë pa dashje dhe kërkon falje.

Ardit Gjebrea: Në momentin e parë që zbulove që ishte vajzë çfarë të erdhi në mendje?

Ledri Vula: Më ka ardhur në mendje a ka për të ma ngacmuar dikush dhe a do jem unë në gjendje të jem aty që ta mbroj.

Ardit Gjebrea: A të bëri kjo të reflektosh në raport me vajzat?

Ledri Vula: Po më bëri të mendoj si unë jam sjellë në të kaluarën dhe më ka bërë të sillem tani dhe tutje edhe më mirë me Sarën.

Ardit Gjebrea: Po mirë, meqënëse që e the, a ke menduar për ato që ke ngacmuar ti në jetën tënde?

Ledri Vula: Po kam menduar, por ne nuk jemi perfektë dhe nëse ndonjëherë në të kaluarën kam bërë dikë të ndihet keq nuk e kam bërë me qëllim e kam bërë pa dashje. Nëse dikush është lënduar prej meje kisha patur dëshirë t’i kërkoja falje.

Ardit Gjebrea: Na falni ushtria! /tvklan.al