Së fundmi Sara dhe Ledri Vula janë bërë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, ku çifti vendosi ta quanin me emrin e veçantë Poem Blu.

Ledri ka shpërndarë në rrjetet sociale portretin e vajzës duke fjetur gjumë dhe në mbishkrimin e fotos ka shkruar emrin e saj.

Ndërsa Sara ka publikuar në Instagram dy foto, në njërën prej tyre shihet pranë vajzës duke i mbajtur këmbën ndërsa në foton tjetër shihet pranë Ledrit në shtrat duke fjetur gjumë.

“Kaluam sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të jashtëzakonshme që dikush mund të marrë në jetë. Poem Blu Vula”, ka shkruar Sara në mbishkrimin e këtyre fotove. /tvklan.al