Fitojnë Liverpool e Chelsea, sfidë në distance për në Champions league

Liverpool vijon ecurinë e fitoreve në kampionat. Kampionët në fuqi të Premier League mposhtën me përmbysje 2-1 Aston Villa-n për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ëatkins befasoi “The Reds” në fundin e pjesës së parë, megjithatë, Jurgen Klopp në dhomat e zhveshjeve dha inkursionet e fitores. Fillimisht Salah barazoi rezultatin në 1-1, teksa në minutën e parë të shtesës, Aleksandër Arnold shënoi golin me vlerën e 3 pikëve.

Kjo fitore e mban Liverpool në vendin e 5-të me 52 pikë. Fitore komode mori dhe Chelsea, 4-1 në transfertën e Cristal Palas. Pulisic protagonist me një dopietë, teksa pokeri i plotësua nga Havertz e Zouma.

Tashmë Blutë e Londrës gjenden në vendin e katërt me 54 pikë, 2 më shumë se Liverpool ndjekës. Befasia e madhe erdhi nga “Etihad Stedium” aty ku Leeds United mposhti 2-1 kryesuesit e kampionatit, Manchester City.

Dy goditje në portë të përkthyera në gola i mjaftuan Lids për të marrë 3 pikët dhe për tu konfirmuar në mesin e tabelës së klasifikimit. Ndërkaq, kjo humbje nuk dhemb shumë për Manchester City që mendjen e ka te takimi i kthimit ndaj Borussia Dortmund në Champions League.

Klan News