Java e fundit e Championship në Angli, ishte me të vërtetë spektakolare. Leeds ia doli të fitojë titullin kampion, falë fitores 2-1 ndaj Plymouth në transfertë.
Miqtë shënuan golin e fitores vetëm në minutën e 91-të, për të marrë trofeun. Burnley u rendit në vendin e dytë me 100 pikë, po aq sa edhe Leeds, por këta të fundit kishin në favor ndeshjet direkte dhe golavarazhin.
Me këto dy ekipe do të ngjitet në Premier League edhe një skuadër tjetër, që do të vendoset nga “play off”.
Në këtë fazë, janë kualifikuar Bristol City që sfidon Sheffield United, ndërsa Coventry City luan ndaj Sunderland.
Kujtojmë se te Bristol luan edhe sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti, i cili është vetëm dy fitore larg ngjitjes në Premier League.
Sa i përket rënies, në League One janë rrëzuar Cardiff, Plymouth dhe Luton. /tvklan.al