Deputeti opozitar Lefter Maliqi ka ngritur disa pikëpyetje për Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, gjatë një interpelance në Parlament me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Maliqi hodhi akuza duke thënë se “burgjet janë kthyer në pronë private”.

E keni parë dosjen e këtij Drejtori të Përgjithshëm përpara se ta emëronit? Ka ky të shkuar të errët apo s’ka? Pse i ka shkarkuar gjithë drejtorët e Lleshit? Keni të dhëna për këtë Drejtor të Përgjithshëm? Ka qenë ky i liruar si agjent i SHIK-ut në Vlorë në ‘97?  Ka qenë i shkarkuar për abuzime me detyrën si drejtues i Elektrikut”, u shpreh deputeti Lefter Maliqi në Parlament.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, u përgjigj duke thënë se “burgjet nuk janë më institucione ku ligjin e bënin të dënuarit”. /tvklan.al