Në kërkim zv.drejtori dhe specialisti

Një ekonomist i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës është ndaluar, ndërsa dy të tjerë u shpallen në  kërkim. Në pranga ka rënë 27 vjeçari me incialet, R.K., me detyrë ekonomist në Kadastër, në kërkim është shpallur Arben Isaku 42 vjeç, Zv/Drejtor pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe F.R., 28 vjeç specialist.

Ata akuzohen për dhënie leje legalizimi nëpërmjet dokumentave të falsifikuara. Ata kanë pajisisur dy shtetas me leje legalizimi nëpërmjet certifikatave të falsifikuara për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit. Zbulimi i rastit u bë pas një hetimi disa mujor, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike.

Urdhër ndalimi është lëshuar edhe për përfituesit shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç. Zyrtarët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” “Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave “./tvklan.al