Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me tenstione, pasi opozita ka braktisur seancën.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka ofenduar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin duke e quajtur “legen” dhe “qenef”.

Bashkë me Kastratin në debat kanë marrë pjesë edhe deputeti Memli Krasniqi dhe Hajdar Beqa. E gjitha kjo ndodhi pas deklarimeve të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës e cila tha se PDK-ja i ka “fajet që u bë Gjykata Speciale”./klankosova