Azdren Llullaku po kalon një sezon të shkëlqyer me Gaz Metan në kampionatin rumun. Futbollisti shqiptar është mes shënuesve më të mirë të Europës me 16 gola të realizuar.

Një paraqitje e tillë po tërheq vëmendjen e shumë ekipeve brenda dhe jashtë Rumanisë. Legia e Varshavës është skuadra e fundit që e pëlqen mesfushorin me tipare sulmuese, sipas mediave polake që bëjnë të ditur lajmin.

Marrëveshja aktuale me Gaz Metan është e vlefshme deri në fund të sezonit. Për Lullakun flitet se interesohen ekipet e Bukureshtit, Dinamo dhe Steaua.

Azdren Llullaku luan në Rumani prej 2012. Ai është aktivizuar edhe me ekipe të ligave të ulëta në Itali. Llullaku me bindi edhe Gianni De Biasi ta afrojë në Kombëtare duke luajtur në takimet me Lihtenshtejnin dhe Izraelin./ TV KLAN