Legjenda e futbollit, Clive Allen, është prekur nga koronavirusi.

Ish-sulmuesi i Tottenham dhe Anglisë, Allen, 59 vjeç, është izoluar për më shumë se dy javë pasi doli pozitiv në testin për Covid-19.

Allen tha se gjatë këtyre ditëve ka pasur simptomat e zakonshme të këtij virusi.

 “Ndjehem sikur po kaloj një grip të zakonshëm, kam simptomat si temperaturë e lartë, kollë dhe këputje. Por kam pasur shumë dhimbje koke”.

Ndërkohë izolimi i tij do të vijojë për të paktën edhe një javë për t’u siguruar se e ka kaluar rrezikun. /tvklan.al