Legjenda e Manchester UTD martohet me ish-modelen e “PlayBoy” (foto)

Legjenda e Manchester UTD martohet me ish-modelen e “PlayBoy” (foto)

10:53 17/06/2019

Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, është martuar me ish-modelen Laura von Lindholm.

Ceremonia është mbajtur në Danimarkë. Çifti janë në një lidhje prej vitit 2014, ndërsa 2 vite më parë patën një krizë para se të ribashkohen sërish.

46-vjeçarja Laura, një ish-modele e revistës “PlayBoy”, tani aktore, mbante veshur një fustan të bardhë, ndërsa 55-vjeçari Schmeichel mbante një kostum blu të errët.

Në ceremoninë martesore që erdhi 4 muaj pas fejesës, morën pjesë 200 të ftuar.

Në vitin 2013, Schmeichel u divorcua nga bashkëshortja e 31 viteve, Bente. Nga martesa e parë ai ka dy fëmijë, Kasper dhe Celcilie.

Schmeichel është paraqitur në 398 ndeshje me Manchester United dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi tripletën në vitin 1999.

/tvklan.al
Të ngjashme
UKT