Januzaj shikohej si yll në ngjitje tek United dhe Noel Gallagher, një fans i City ironizon me këtë

Legjenda e grupit muzikor “Ouesis”, Noel Gallagher ka vënë në lojë tifozët e Manchester United për entuziazmin e tyre të ekzagjeruar kur bëhet fjalë për fubollistë të rinj. Si shembull ka marrë lojtarin me origjinë shqiptare Adnan Januzaj, i cili kur ishte pjesë e “Djajve të kuq” u konsiderua si yll në ngjitje.

Por kompozitori dhe kitaristi, i cili njihet si një tifoz i madh i rivalëve të City kujtoi se ky talent i madh, ndoshta tani do të jetë duke punuar në një fast-food.

Januzaj u rrit si futbollist te United dhe ishte pjesë e ekipit nga viti 2013 deri në 2016-ën.

Ai konsiderohej nga tifozët e “Djajve të kuq” se do të ishte ylli i ri i ekipit, por tashmë është harruar.

 “Më kujtohet një tifoz i Manchester United që pa nga mua e më tha se ky djalosh do ta ndryshonte botën e futbollit. Unë nuk e di se ku është ai tani..ndoshta punon në ndonjë dyqan fast-food-i diku”.

Aktualisht, Januzaj është pjesë e skuadrës së Real Sociedadid në La Liga. Ai u bë pjesë e ekipit spanjoll në vitin 2017.

Ndërkohë që paraqitjet e tij me përfaqësuesen belge kanë qenë të pakta.

Mesfushori i krahut zgjodhi të përfaqësonte Belgjikën dhe jo Shqipërinë, pavarësisht interesimit të madh të kuqezinjve, duke ngjallur mjaft debat.

Klan News