Kaka, Drogba dhe Villa zbresin në fushë për ndeshjen e bamirësisë
Ata kanë vite që nuk luajnë futboll, por kanë mbetur të njëjtët. Roberto Carlos, Ricardo Kaka, Claude Makelele, Didier Drogba apo David Villa nuk zhgënjyen në ndeshjen e bamirësisë të zhvilluar në Doha.
Për të plotësuar ekipet në stol në rolin e trajnerëve ishin Arsene Ëenger dhe Antonio Conte.
Ndeshja për Shpresë pati 12 gola, në disa raste të denjë si kandidatë për Çmimin Pushkash.
Kaka nuk ka humbur aspak nga klasi i tij, duke kaluar të gjithë kundërshtarët parpara se të mposhtë portierin.
Goditjet e David Villa nga largësia kanë mbetur ende të njëjtat. Nuk mbetet pas as Didier Drogba, i cili realizoi 2 gola në këtë ndeshje të veçantë.
Para të shpenzuara mirë për biletën, pasi spektatorët përveç bamirësisë që kryen panë edhe një futboll të nivelit lartë.
Tv Klan