Shpendi asist për golin e tretë të Empolit
Futbollistët e Kombëtares Shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre. Odise Roshi shënoi në sfidën e Sakaryaspor kundër Genclerbirligi. Mesfushori kuqezi zhbllokoi sfidën në minutën e 56-të, megjithatë më pas skuadra e tij Sakaryaspor pësoi tre gola dhe e humbi sfidën.
Rey Manaj realizoi dy herë me 11-metërsh duke arriti në kuotën e 10 golave në kampionat. Në Itali, Steven Shpendi i Empolit dha asist për golin e tretë të Monza. Një ditë më parë binjaku i tij Cristian Shpendi shënoi 3 gola për Cesena.
Mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, Adrian Bajrami shënoi golin e parë me Benfica B duke i dhënë fitoren kësaj skuadre në ndeshjen në transfertë ndaj Mafra. Titullarë të rëndësishëm në skuadrat e tyre ishin Qazim Laçi thuajse të gjithë futbollistët e kombëtares ndërsa si zëvendësues u aktivizuan Kristjan Asllani, Elseid Hysaj dhe Keidi Bare.
Tv Klan