Duke nisur nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi masat lehtësuese për këmbësorët dhe për automjetet.

Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka publikuar se në portalin “e-Albania” janë gati lejet për e qarkullimit për subjektet sipas nevojave të caktuara.

“Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! Gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në www.e-albania.al.

Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:

Transport për stafin me autobusë ose furgona leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05:00-17:30.

Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24”.

Pavarësisht lehtësimit të masave, Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes, pasi abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem. /tvklan.al