Gjonaj: Të miturit në burg mund të takojnë 4 herë në muaj të afërmit

Të dënuarit pas një viti e 3 muaj do të kenë mundësinë që të takohen me familjarët e tyre. Takimet do të fillojnë që nga data 14 Qershor. Të dënuarit në moshë të mitur do të kenë 4 takime në muaj ndërsa të rriturit vetëm një në muaj. Lajmi u dha nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë një takimi me drejtuesit e Institucioneve të Ekzekutimit të Veprave Penale. 

Rifillimin e kufizuar me familjarët dhe të afërmve të tyre. E dyta, lidhet me rifillimin e dhënies së lejejve të veccanta, si dhe rifillimin e aktiviteteve sociale dhe kulturore në institucionet peritenciare, ku familjari është i detyruar të paraqesë vërtetimin i vaksinimit ose dokumentin e testit se nuk është i infektuar me Covid apo teste të tjera që tregojnë se e kanë kaluar situatën e Covid-it”.

Ministrja bëri me dije se si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 7 punonjës të burgjeve. Po ashtu Gjonaj tha se deri më tani janë vaksinuar 2761 punonjës të Institucioneve të Ekzekutimit të Veprave Penale. 

Klan News