Emigrantët shqiptarë mund ta saktësojnë shumë lehtë adresën e tyre. Kjo bëhet përmes portalit E-Albania. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku tregohen të gjitha hapat që duhet të ndjekin ata që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

Ndër të tjera, ministrja thotë se prioritet i saj gjatë drejtimit të këtij dikasteri është shërbimi cilësor dhe në kohë ndaj qytetarëve, sidomos emigrantëve.

“E kënaqur që tanimë, procesi i saktësimit të adresave është lehtësuar e thjeshtuar.  Gjithçka që duhet të bëni, është të logoheni në platformën online ‘e-Albania’, ku më pas do të informoheni për të gjitha hapat tjera që duhen ndjekur”, shkruan ministrja.

Tashmë emigrantët nuk e kanë të nevojshme të paraqiten në zyrat e shteti dhe lehtësimi i procedurave të tilla, ju shkurton atyre kohën për përfitimin e një sërë shërbimesh që lidhen me adresën./tvklan.al