Për herë të parë në histori, Leicester City është fituesi i FA Cup. Dhelprat mposhtën 1-0 Chelsea në finalen e zhvilluar në “Wembley”.

Në sytë e 21 mijë tifozëve për herë të parë në Angli që prej shpërthimit të pandemisë Covid-19. Sfida ishte mjaft e luftuar, me dy skuadrat që kërkuan me ngut golin.

Tentativat e shumta u konkretizuan në gol nga Tielemans në minutën e 63-të. Mesfushori lëshoi një predhë të vërtetë nga jashtë zonës, duke kaluar në avantazh “dhelprat”.

Chelsea tentoi të reagojë, por portieri bëri heroin, teksa ndaloi çdo goditje në katërkëndëshin e tij. Kjo humbje që dhemb kjo për Chelsea, që tashmë shikon finalen e Champions League për të shpëtuar sezonin, ndërkaq, Leicester rikthehet tek titulli pas 5 vitesh mungesë.

Klan News