Champions, Leipzig në gjysmëfinale


Champions, Leipzig në gjysmëfinale

08:20 14/08/2020

Fitoi me Atletico de Madrid, e pret PSG

Pasi përfundoi kampionatin në vendin e tretë, këtë sezon Leipzig po bën surprizën edhe në Europë. Gjermanët u kualifikuan për në gjysmëfinalet e Champions league pas fitores 2-1 ndaj Atletico de Madrid. Kjo ishte një arritje historike për ta. Leipzig kontrolloi lojën që prej fillimit të saj, por goli erdhi në pjesën e dytë. Olmo finalizoi pas një aksioni të bukur.

Skuadra e Simeones u përpoq të reagonte. Tentativat për të shënuar në fakt u shpërblyen me një 11-metërsh në minutën e 72. Joao Felix u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Leipzig besoi deri në fund tek kualifikimi që e arriti me golin e Adams, 2 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Goditja e tij u devijua duke mos i lënë mundësi portierit të reagonte si duhet. Në gjysmëfinale Leipzig, do të përballet me Paris Saint Germain.

Tv Klan




Të ngjashme