Klubi raportoi për 6 raste të tjera që rezultuan pozitive, 4 prej të cilëve futbollistë

Klubi gjerman i Leipzig po kalon një moment shumë të vështirë për shkak të virusit Covid-19. Trajneri Jesse Marsch dhe portieri Péter Gulácsi janë të karantinuar, pasi rezultuan pozitivë në javën e shkuar.

Klubi raportoi për gjashtë persona të tjerë të infektuar me Covid -19, mes tyre futbollistë dhe nga stafi, pas ndeshjes së tyre të Ligës së Kampioneve kundër skuadrës belge të Club Brugge.

Katër prej tyre janë futbollistë dhe dy të tjerët pjesë e stafit. Mungesat e vështirësojnë sitautën në ekip, ndërsa të dielën Leipzig luan kundër Bayer Leverkusen  në Bundesligë.

Ndeshja do të zhvillohet pa tifozë, për shkak të numrit të lartë të të prekurve me Covid-19 në Saksoni. Edhe takimi i Ligës së Kampioneve kundër Manchester City më 7 Dhjetor do të luhet me dyer të mbyllura. Klubi gjerman më herët kishte njoftuar se të gjithë lojtarët ose ishin vaksinuar, ose e kishin kaluar virusin.

Klan News