Prej 2 muajsh leja e re e qarkullimit të mjetit ka zëvendësuar 3 dokumente dhe lehtëson e kursen qytetarët.

Është Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale është ndalur pikërisht për të folur për lejen e qarkullimit të mjetit.

Ai shkruan se leja e re kushton 40% më lirë. Po ashtu kurse kohë pritje e shërbimi për qytetarët dhe nuk ka afat skandence.

Sipas Ramës, leja e re është plotësisht në standardet e BE-së. Ajo ofron elemente sigurie e cilësi të lartë, të dhëna të kodifikuara sipas BE-së.

Sipas kryeministrit, nga kjo risi përfitojnë 150 mijë qytetarë në vit!/tvklan.al