Çdo i huaj që blen një apartament  në vendin tonë  me vlerë 150 mijë euro e lart do të marë automatikisht leje qëndrimi të përhershme në Shqipëri.

Ministri Arben Ahmetaj tha se kjo nismë e Ministrisë së Ekonomisë  dhe e Brendshme   synon të rigjallërojë sektorin e ndërtimit  duke shitur apartamentet që kanë mbetur stok.

Një mënyrë e ngjashme u përdor edhe nga qeveria e mëparshme për jorezidentet. Ndryshe nga kjo e fundit që ka si fokus vetëm sektorin e ndërtimit, qeveria Berisha  miratoi një ligj  që i jep  nënshtetësine shqiptare çdo të huaji që  investon mbi  200 mijë dollarë në vendin tonë .

Ahmetaj tha se  nisma tashmë është firmosur nga Minsitria e Ekonomisë dhe ajo e Brendshme, dhe ndodhet  për mendim në ministritë  e tjera. Më pas ajo  pritet të kalojë në Këshill të Ministrave .

Tv Klan