Lejet mjedisore do merren online

Lejet mjedisore do merren online

20:24 09/10/2019

Klosi nis konsultimet me publikun për paketën mjedisore

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur konstultimet publike me grupet e interesit për paketën e reformës mjedisore,  ku perfshihet kalimi online i lejeve dhe heqja e lejes se tipit C për 6300 biznese, që janë parë se nuk kanë ndikim në mjedis ose e kanë të papërfillshëm.

“E kemi publikuar mendimin e institucioneve të mjedisit, përsa i përket heqjes përfundimtare të lejes së tipit C dhe reduktimit të jo pak por 53 grupime biznesi të cilat nuk kanë pse të kenë më fare leje mjedisore. Kemi paraqitur në Këshillin e Ministrave vendimin për miratim që nga 1 dhjetori 2019 aplikimet e VNM-ve do të jenë të githa online, pra raporti me lejet mjedisore online, nuk do të ketë një kontakt me dorëzimin e dokumentave me zyrat e shtetit”.

Duke iu referuar reformës brenda institucioneve të mjedisit, ministri Klosi tha se kjo reformë i shërben funksionimit më të mirë të institucioneve dhe zbatimit të ligjit.

 “Ndotësit duhet të paguajnë, duhet të përgjigjen para vendimmarrjes së institucioneve ligjore, ndotësit duhet përgjigjen para kodit penal që i dënon ata penalisht”.

Ministri Klosi ndau me të pranishmit edhe vendimmarrjen drastike për eliminimin e qeseve plastike. Ministri bëri thirrje që komuniteti i ekspertëve dhe biznesit t’i bashkohet kësaj nisme, që në datën 1 qershor 2020 vendi ynë të jetë i pari në Europë pa qese plastike.   

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori