Lejet mjedisore online nga 1 Marsi i 2020

Lejet mjedisore online nga 1 Marsi i 2020

16:40 25/10/2019

Klosi: Sistemi siguron transparencë në procesin e vlerësimit

Prej 1 marsit të vitit që vjen, lejet mjedisore do të jepen vetëm online, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku filloi konsultimin publik për aplikimin online të ndikimit në mjedis. Ministri Klosi theksoi se do të  ngrihet një sistem kombëtar elektronik, transparent, i monitoruar dhe i shpejtë.

“Sistemi online do të krijojë gjithashtu një sërë avantazhesh, si eleminimi i burokracisë, rritja e transparencës, shkurtimi i procedurave administrative dhe ulja e kostos së aplikimit”.

Aplikimi online për vlerësimin e ndikimit në mjedis do të fillojë në portalin e-Albania prej datës 1 dhjetor 2019.  Deri në datën 28 shkurt 2020 do të jenë të dyja format e aplikimit; online dhe në formë shkresore pranë institucioneve përgjegjëse.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi