Frekuentimi i tyre duke zbatuar protokollet 

Pas më shumë se 4 muajsh nga pezullimi, pishinat në mjediset e hapura dhe ato në strukturat hoteliere do të rinisin aktivitetin. Në vendimin e Institutit të Shëndetit Publik thuhet se frekuentimi i tyre do të lejohet në bazë të disa kushteve dhe rregullave për mbrojtjen nga Covid-19.

Stafi dhe pushuesit janë të detyruar të përdorin maskat, si dhe atyre do t’iu bëhet matja e temperaturës në hyrje të subjektit. Protokolli i sigurisë parashikon përdorimin e vetëm 50% të kapacitetit të pishinës, mjediset e së cilës duhet të dezinfektohen të paktën 1 herë në ditë.

TV Klan