Do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë

Hyjnë në territorin tonë një pjesë e qytetarëve të bllokuar prej së premtes në tokën neutrale.

Policia ka hapur kufirin vetëm për 27 qytetarë, që rezultojnë rezidentë në Shqipëri, ndërsa ata me leje qëndrimi në Greqi janë kthyer pas.

Të kthyerit do të vendosen në një hotel në periferi të Korçës ku do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë dhe do të mbikëqyren nga forcat e policisë dhe ushtrisë.

Tv Klan