“Lekët ia kam kërkuar me respekt”, Gjebrea-Dorinës: Me respekt, duhet të presësh


“Lekët ia kam kërkuar me respekt”, Gjebrea-Dorinës: Me respekt, duhet të presësh

18:45 11/02/2024

Dorina ka 4 vjet që pret Eduartin t’i shesë banesën e tij. Bëhet fjalë për një hapësirë rreth 30 metra katrorë me vlerë 25 milionë lekë. Për shkak të sëmundjes së bashkëshortes, Eduarti i mori fillimisht 10 milionë Dorinës dhe ranë dakord që pjesa tjetër e pagesës të bëhej pas marrjes së pronës.

Por sot ata kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” sepse banesa nuk ka kaluar te Dorina. Bashkëshortja e Eduartit ndërroi jetë në  vitin 2021 dhe duke qenë se çifti nuk ka fëmijë, gjysma e saj ndahet mes të afërmve. Kjo sjell konfliktin mes tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan sepse Eduarti nuk ka bërë procedurat e nevojshme  që të përfundojë shitja e banesës.

Dorina: 4 vite rri lexon gazetë qetësisht ky dhe vjen tek unë, “më duhen edhe ca lekë”, ore ke bërë ndonjë letër ti se kemi ngelur kështu? Ti që po vjen e kërkon dhe unë s’kam marrë asgjë. “Po s’ka problem”.

Eduart: Fjala vjen se tani…

Dorina: Ti do t’i marrësh sigurisht, por pasi të marr unë dokumentin tim, patjetër.

Ardit Gjebrea: Më shiko pak, ti kur ke nevojë i kërkon para asaj apo jo?

Eduart: Ia kam kërkuar, me respekt se dhe ajo e di muhabetin.

Ardit Gjebrea: Edhe ajo me respekt t’i ka dhënë, ti ia ke kërkuar me respekt dhe ajo t’i ka dhënë me respekt.

Dorina: Po ai respekti im a do vijë ndonjë ditë te unë tani? 10 milionë lekë, a do vijë respekti mbrapsht?

Ardit Gjebrea: Ti ia ke kërkuar me respekt dhe ajo t’i ka dhënë me respekt.

Eduart: Edhe unë…  unë nuk është se ia mohova.

Eni Çobani: Po mirë nuk ia mohove, por i ke dhënë gjë?

Eduart: Kjo do binanë, nuk do lekët, do binanë.

Dorina: Po për çfarë t’i dhashë ato lekë unë?

Ardit Gjebrea: Ti 15 milionë lekët e vjetra do ia japësh binanë?

Eduart: Kur të më japë mua edhe 15 milionë kjo, do i jap binanë.

Ardit Gjebrea: Po në atë bina janë edhe kunatat e tua.

Eduart: Në atë… po le të presë kjo zonja.

Ardit Gjebrea: Dorina, me respekt duhet të presësh.

Dorina: Po ça respekti…/tvklan.al









Të ngjashme