Rezultati në ndeshjen e kthimit ndaj Arsenal në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, mund të jetë vendimtar për të ardhmen e trajnerit Carlo Ancelotti.
Përmybsja pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë duket shumë e vështirë, por madrilenët do e provojnë.
Në rast eliminimi, Ancelotti rrezikon shkarkimin nga Reali. Te spanjollët gjithashtu kanë nisur nga puna, për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Prej kohësh përflitet për Xabi Alonson, trajnerin aktual të Bayer Leverkusen, por sipas “BBC” për momentin në krye të listës së presidentit Florentino Perez, qëndron Jurgen Klopp.
Gjermani nuk ka drejtuar asnjë skuadër nga fundi i sezonit të kaluar, kur u largua nga Liverpool. Klopp aktualisht është përgjegjës për zonën sportive të Red Bull dhe arritja e një marrëveshje nuk do të jetë e lehtë.
Perez thuhet se ka kërkuar nga njerëzit e tij që të nisin punën, me synim arritjen e një akordi për të ulur në stol Klopp-in. /tvklan.al