Një tërmet me magnitudë 4.6 u regjistrua në 5:11 të mëngjesit, në provincën e Maçeratës, në Itali. Përveç rajonit të Marçeratës tërmeti u ndje dhe edhe në Umbria, raporton Ansa.

Lëkundjet e tërmetit shembën kullën e kambanës në Santa Maria Varano, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, thotë kryebashkiaku Mario Baroni. Gjithashtu janë ndjerë dhe lëkundje të tjera me magnitudë më të voglël dhe banorët e zonës janë detyruar të rrinë brenda. Disa shkolla janë mbyllur.

Në  vitin 2016 pjesa qëndrore e Italisë u godit nga disa tërmete të fuqishme ku qindra persona vdiqën.

/tvklan.al