Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,5 tronditi kryeqytetin indonezian Jakarta dhe qytete të tjera në ishullin më të populluar të vendit, Java. Paraprakisht dyshohet për disa viktima. 

The Independent

shkruan se ka raportime për ndërtesa të shkatërruara dhe autoritetet kanë publikuar një paralajmërim për cunami përgjatë vijës bregdetare të ishullit Java pas goditjes së tërmetit.

Njerëzit të alarmuar kanë dalë jashtë ndërtesave dhe mediat lokale raportuan për trafik të rënduar në rrugë.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Lehtësimit të Fatkeqësive në vend ka folur për viktima por nuk mund të jepte detaje për numrin e tyre./tvklan.al