Një tërmet i fuqishëm është ndjerë këtë të premte në kryeqytetin grek, duke krijuar panik tek qytetarët të cilët dolën në rrugë.

Tërmeti me magnitudë 5.3 ra në orën 2:13 (me orën lokale) dhe lëkundjet u ndjenë 22 kilometra në veriperëndim të Athinës.

Dëshmitarë thanë se lëkundjet ishin të forta dhe zgjatën rreth 7-8 sekonda. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, apo dëme materiale.

Pavarësisht kësaj, të frikësuar me mijëra njerëz dolën nëpër rrugët e Athinës. Godinat me zyra dhe qendrat tregtare u evakuuan për të parandaluar çdo tragjedi të mundshme, nga frika se mos ndërtesat mund të shembeshin nga lëkundje të tjera.

Tërmeti u ndje edhe brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës./tvklan.al