Lëkundje të fuqishme tërmeti goditën Filipinet gjatë orëve të fundit. Më të fuqishme ishin ato të së martës, me një magnitudë 6.3 të shkallës Rihter.

11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga shembjet dhe dëmtimet e disa ndërtesave që nuk i rezistuan lëkundjeve, si një kishë e vjetër në ishullin lindor të Samarit.

Lëkundjet detyruan banorët në kryeqytetin Manila dhe zona të ndryshme ku u ndjenë lëkundjet, të braktisnin shtëpitë dhe të dyndeshin rrugëve.

Fuqinë e lëkundjeve sizmike e dëshmojnë edhe këto momente të xhiruara nga banorët në Manila, gjatë të cilave uji i pishinave nga tarracat e ndërtesave shumë katëshe derdhet jashtë.

Seritë e lëkundjeve nisën të hënën, që kulmuan me një tjetër tërmet të fortë me magnitudë 6.1.

Tv Klan