Një tjetër tërmet 4.8 i shkallës Rihter tronditi Greqinë këtë të enjte.

Mediat greke raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në verilindje të Samos në një thellësi 12  kilometra nën tokë.

Greqia ka përjetuar kohët e fundit një numër të madh tërmetesh, duke shkaktuar panik tek banorët e ishujve por edhe turistët. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk pati persona të lënduar. /tvklan.al