Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në shtetin fqinj, Greqi.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 ballë, me thellësi 10 kilometra, dhe me epiqendër 17 km nga Zakinthos.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera të Greqisë, si në Patër dhe Athinë. /tvklan.al