Sizmologu: Ishte 6 ballë, u shoqërua me 100 pasgoditje

Korça u godit sërish nga një tjetër tërmet mbi 5 të shkallës Rihter. Sipas sizmologëve tërmeti i së premtes nuk ka lidhje me atë të Floqit të rënë në muajin Qershor të këtij viti.

Ndërsa pasojat e tërmetit të Qershorit ende nuk janë riparuar plotësisht lëkundjet sizmike të regjistruara gjatë mëngjesit të sotëm dëmtuan edhe më shumë shtëpitë e zonave të prekura pesë muaj më parë.

Çifti i të moshuarve Petraq dhe Liljana Dhespollari, arritën të dalin me vështirësi nga shtëpia pa u lënduar. Prej 5 muajsh ata jetojnë në kontenier pasi shtëpia e dëmtuar në qershor ende nuk është riparuar.

Edhe banesat në lagjen e sipërme të Qafëzezit kanë pësuar dëme të konsiderueshme duke u bërë të pabanuara. Disa familje janë kthyer përsëri në çadra,

4 banesa në Vidohovë janë shkatërruar plotësisht. Emergjencat Civile dhe komisionet e vlerësimit të dëmeve të bashkive të Kolonjës dhe Devollit  po verifikojnë dëmet në dy fshatrat e prekur për të vijuar me procedurën e dëmshpërblimit. 

Tv Klan